Home Aktualitet Denis Hidri: Lufta ndaj krimit të organizuar.

Denis Hidri: Lufta ndaj krimit të organizuar.

nga Editor

Edhe kohë më parë, prioritet i pushteti që të luftoj krimin e organizuar, sidomos në trafikun e mallrave të palejuara si edhe organizimin e aktiviteteve të paligjshme.
Në vitet e para të shekullit 20, në ShBA organizohej trafikimi i pijëve alkoolike.
Bandat e qyteteve ishin zot të atij trafikimi.
Në vitet 80-90 të atij shekulli, pas legalizimit të alkoolit mbi moshat 18-21 vjeç, substanca narkotike u bën ‘mall’ i kultivimit dhe trafikimit të organizatave kriminale, sa që në mënyrë preçize ndahesh detyrat dhe përqindja e fitimeve.

Kultivimi dhe trafikimi i tyre, edhe në Shqipëri mori një hov zhvillimi.
Aq sa, asgjesimi i kultivimit dhe trafikimit u arrit në 99.98%, në komunikatë zyrtare nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Po nga një komunikatë, e Ministrit të Brendshëm në detyrë, e dhënë ditën e djeshme, u plotësua edhe ai 0.02 përqindësh, duke mos u kapur asnjë mjet lundrues në vëndet fqinje për trafikimin e substancave të ndaluara.

Kujtohet një thënie e Paolo Borsellinos:
Mafia edhe shteti janë dy organizata që veprojnë në një territor.
Ose kanë dakordësi ndërmjet njëra tjetrës, dhe krijojnë ‘paqe’.
Ose i shpallin luftë njëra-tjetrës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!