Home Aktualitet Gjekmarkaj: Ne do jemi këtu në betejë të përditshme, Rama nuk do e ketë të lehtë me ne

Gjekmarkaj: Ne do jemi këtu në betejë të përditshme, Rama nuk do e ketë të lehtë me ne

nga Editor

Gjekmarkaj: Opozita u paraqit në sallën e Komisionit të Edukimit dhe Medias, për të respektuar lirinë e fjalës, por sic e shihni gjendemi përballë një situatë absurde. Maxhoranca nuk u paraqit, nuk do ballafaqim me opozitën, nuk duan të diskutojnë cështjen e arsimit në Shqipëri. Nuk duan të flasin për 2 orë mësim që po zhvillohen në shkollat shqiptare.

Kjo është një qeveri që ka dalë nga masakra zgjedhore. Opozita është këtu për të ruajtur vendin, e nuk lutemi, ne do jemi këtu për betejë të përditshme, betejë që ka dalë nga shitblerja që ka ndodhur këto 30 vite, do të jeni të sigurtë që Rama nuk do ta ketë të lehtë me opozitën e Shqipërisë. Opozita u paraqit aty në mënyrë që seanca të zhvillohej normalisht, i bëj thirrje Nikollës të mos bëhet certifikuese e dëshirave të Ramës, të ndjekë shembujt më të mirë të parlamentarizmit shqiptar. Opozita i ka të gjitha mekanizmat që të vetëmrohet.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!