Home Aktualitet Grabitet biznesi nga persona të maskuar që në orët e para të mëngjesit

Grabitet biznesi nga persona të maskuar që në orët e para të mëngjesit

nga Editor

Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fier. Burime zyrtare nga Policia vendore bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i Vogël” nw Fier, në biznesin në pronësi të shtetasit A.T., ku persona të paidentifikuar kanë marrë një sasi parash.

Nuk dihet ende nëse autorët kanë qenë të armatosur, apo shifra e saktë e parave të grabitura. Policia po merr në pyetje pronarët, teksa ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!