Paturpësia e mjerimi që reflekton Kryeministri Rama nuk njeh kufij

Read Time:1 Minute, 36 Second

Nga Ermal Xhelilaj

Paturpesia e mjerimi qe reflekton Kryeministri Rama nuk njeh kufije. Tallja qe Rilindja me ne krye Ramen, Ballen e Spiropalin po i bejne shqiptareve eshte e permasave epike.

Argumenti justifikues dhe propaganda e Rilindjes se Rames per bllokimin e negociatave eshte:

Franca ka qene tradicionalisht e vazhdon te jete kunder interesave te Shqiperise, prandaj vendosi veton kunder hapjes se negociatave. Rilindja nuk mban pergjegjesi sepse keto jane probleme te brendshme te politikave te BE-se.

Çfare argumenti nxorren ne pah Makron dhe Kryeminstri Hollandez per mosceljen e negociatave:

Franca

1. Numri i azilanteve shqiptare ne France ne nivele skandaloze.

Ky eshte nje tregues i qarte qe politika qeveritare, niveli skandaloz i rendit e sigurise, ekonomia e dobet, papunesia, korrupsioni qeveritar dhe keqqeverisja e Qeverise Rama jane nje realitet i pakundershtueshem ne Shqiperi. Kjo eshte pergjegjesi absolute e Qeverise Rama, e cila per shkaqet e mesiperme i ka detyruar shqiptaret qe te kerkojne azil neper rruget e Europes.

Hollanda

2. Krimi i organizuar, trafiku nderkombetar i droges, bandat dhe korrupsioni jane prezent ne Shqiperi ne nivele skandaloze.

Te gjithe elementet e permendur me lart nga politikanet Hollandez jane absolutisht pergjegjesia e Qeverise Rama, qe e ka katandisur Shqiperine, sikurse eshte cituar nga agjensi nderkombetare te sigurise, ne nje Kolumbi ne zemer te Europes, ku jeta e njeriut nuk ka me vlere dhe krimi qeveris me dore te hekurt.

Si rrjedhoje, vetem Rama, Balla me shoke te tjere Rilindas e kane zbuluar “konsipiracionin” Europian me ne krye “imperialistet” franceze e hollandez kunder Shqiperise per mos hapjen e negociatave, sepse per te gjithe shqiptaret qe po e perjetojne perdite kete mjerim qe e ka emrin Rama, te gjitha argumentet qe Franca e Hollanda nxorren ne pah jane plotesisht te verteta.

Tani te brohorasim te na rroje Rilindja me ne krye Ramen dhe boshti lindor Beograd-Moske-Anadoll, se ne BE sa te kemi Ramen kryeminister ska shanse te pranohemi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Zaev dha dorëheqjen, zbulohet kush do jetë në krye të qeverisë deri në fund të mandatit
Next post Lamtumirë uniformë!