Zaev dha dorëheqjen, zbulohet kush do jetë në krye të qeverisë deri në fund të mandatit

Read Time:43 Second

Mediat në Maqedoni shkruajnë se Zaev është larguar, por qeveria nuk do të bie e nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

MAQEDONI E VERIUT– Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pas dështimit të negociatave ka marrë vendimin për të dhënë dorëheqjen, ashtu siç kishte premtuar dhe më herët.

Mediat në Maqedoni shkruajnë se Zaev është larguar, por qeveria nuk do të bie e nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Sipas burimeve të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal thuhet se kryeministrin Zaev do ta zëvendësoj Ministri i tanishëm i MPB-së, Oliver Spasovski. Ky i fundit do ta udhëheqë Qeverinë deri në përfundimin e mandatit të plotë, deri në fund të vitit të ardhshëm.

Kryeministri Zaev ende qëndron në Bruksel dhe sipas gjitha gjasave ai pasi të kthehet pritet ta kumtoj vendimin e tij përmes një preskonference ku do tju drejtohet qytetarëve.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Basha: Në qeverinë e Ramës Shqipëria bëri hapa prapa. Kushtet u shtuan nga 5 në 9.
Next post Paturpësia e mjerimi që reflekton Kryeministri Rama nuk njeh kufij