Home Aktualitet E FUNDIT/ Plumb në zemër policit, Aldi Rama qëllon ndaj vetes pasi u rrethua nga RENEA, në gjendje të rëndë

E FUNDIT/ Plumb në zemër policit, Aldi Rama qëllon ndaj vetes pasi u rrethua nga RENEA, në gjendje të rëndë

nga Editor

Aldi Rama, 21-vjeçari i dyshuar se vrau policin Saimir Hoxha në Lezhë ka qëlluar ndaj vetes teksa ishte rrethuar nga Forcat Speciale RENEA. Burime zyrtare bëjnë me dije se i riu është në gjendje kritike për jetën.  Ai qëlloi  teksa efektivët e policisë po i kërkonin të dorëzohej.

Oficeri i krimeve Saimir Hoxha u vra mëngjesin e sotëm me një plumb në zemër nga një i ri teksa po kryente një operacion rutinë kundër kultivimit të kanabisit në zonë.

Hoxha u qëllua teksa ndaloi makinën ku ndodhej 21-vjeçari Aldi Rama me dy të tjerë. Ndërkohë që i bëri shenjë makinës të ndalonte, Rama nxorri armën duke e qëlluar shefin e krimeve me një plumb në zemër, i cili edhe i shkaktoi vdekjen.

Pas krimit, i riu u largua nga vendi i ngjarjes dhe dyshohet se fshihet në zonë. Policia ka dhënë një shpërblim prej 20 mijë euro për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e të riut.

Ai njihet si person problematik policisë pasi më parë ishte dënuar me pesë vite vite burg për drogë, por dënimi iu ul në 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar duke dalë më pas nga qelia me masën e sigurisë “shërbim prove”. Aldi Rama 21-vjeçari që vrau oficerin e krimeve Saimir Hoxha prej orësh vijon të jetë në kërkim nga policia. I riu kishte pasur precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.

Njoftimi i policisë

Lezhë/Informacion shtesë për arrestimin e autorit

Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në “Lagunen Vain”.

Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!