Home Aktualitet Skandali në Shtëpinë e të Moshuarve në Fier, Ministria luan ping- pong me Bashkinë për përgjegjësinë, pezullohet vetëm kuzhinierja dhe pjatalarësja

Skandali në Shtëpinë e të Moshuarve në Fier, Ministria luan ping- pong me Bashkinë për përgjegjësinë, pezullohet vetëm kuzhinierja dhe pjatalarësja

nga Editor

Mbrëmjen e djeshme u raportua skandali në Shtëpinë e të Moshuarve në Fier ku punonjësit merrnin ushqimet e azilit dhe i dërgonin në shtëpinë e tyre ndërsa të ,moshuarve u jepej cfarë mbetej.

Raportimi u bë në emisionin investigativ “Fiks Fare” ku thuhej se punonjësit i ushqenin pleqtë në azil me Fierit “ndonjë lëng të skuqur, ose ndonjë turli sa për të thënë.

Ditën e sotme ka ardhur reagimi i Bashkisë së Fierit që ka bërë të ditur se është pezulluar nga detyra Inxhile Lera, kuzhiniere pranë “Shtëpisë së Moshuarve” dhe Luiza Braja, pjatalarëse. Ndërkohë ka bërë me dije se Shtëpia e të Moshuarëve nuk varej prej tyre por nga Ministria e Shëndetësisë dhe kjo e fundit duhet të merrte masa.

Pikërisht, pas kësaj deklarate ka nisur dhe “ping-pongu” mes institucioneve.

Menjëherë pas Bashkisë së Fierit ka reaguar dhe Ministria e Shëndetësisë. Shërbimi Social Shtetëror, institucion në varësi të Ministrisë, thotë se azili është nën administrimin dhe kompetencat e Bashkisë së Fierit, e drejtuar nga Armando Subashi.

“Për rrjedhojë është kopetencë e Bashkisë Fier administrimi i personelit pranë këtij institucioni (emërime, lirime, masa administrative etj.). Shërbimi Social Shtetëror nuk bën emërimin apo lirimin nga detyra të punonjësve në Shtëpinë e të Moshuarve Fier”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Nisur nga kronika e publikuar në datën 27 shtator 2021 në emisionin investigativ “Fiks Fare”, Shërbimi Social Shtetëror sqaron se:
Qendra e Shërbimeve për të Moshuarit, Fier, është institucion që ofron shërbim shoqëror rezidencial, për këtë grupmoshë. Ky institucion sipas Vendimit Nr. 850, datë 15.12.2006 pika c. pika 3, ka varësi nga Bashkia Fier, për ndërtesën, fondet, pajisjet, inventarin dhe personelin.
Për rrjedhojë është kopetencë e Bashkisë Fier administrimi i personelit pranë këtij institucioni (emërime, lirime, masa administrative etj.).
Shërbimi Social Shtetëror nuk bën emërimin apo lirimin nga detyra të punonjësve në Shtëpinë e të Moshuarve Fier.
Shërbimi Social Shtetēror alokon fondet për paga, sigurime shoqërore dhe shpenzime operative si edhe monitoron shërbimin e ofruar për të moshuarit, lë rekomandime, ndërsa për fondet bēn auditim ekonomiko financiar.
Nisur nga kronika e publikuar në emisionin Investigativ “Fiks Fare”, është nisur auditimi ekonomiko financiar për gjithë vitin 2021 me shkresën nr. 1753 prot. datë 28.09.2021.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!