Home Aktualitet Bujar Nishani: I vetmi avokat i Vuçiçit mbetet Edi Rama i Shqipërisë…

Bujar Nishani: I vetmi avokat i Vuçiçit mbetet Edi Rama i Shqipërisë…

nga Editor

Në çdo rast që Edi Rama përballet me çështjen e Kosovës apo rajonit tonë, ai demonstron hapur tendencat pro serbe dhe fobinë ndaj Kosovës apo injorimin e interesit kombëtar.
Gjatë vizitës së djeshme të E. Ramës në Kosovë, natyrshëm çështja kryesore e axhendës ishte situata e rëndë provokative e Serbisë në kufirin me Kosovën.
Edi Rama nuk guxoi ta denonconte në Prishtinë, A. Vuçiçin se po provokon dhe po pregatit destabilitetin në rajon.
Edi Rama u kujdes ti ngjyrosë rozë aktet e rrezikshme dhe agresive të A. Vuçiç, të cilat injektojnë urrejtje dhe i fryjnë nxitjes së luftës mes popujve.
Edi Rama nuk u ngrit as në nivelin e shqetësimit dhe deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO.
Imagjino që Shqipëria është dhe vend anëtar i NATO, përveç të tjerave.
Edi Rama i cilësoi thjesht sjellje teatrale rrjeshtimin e tankeve dhe blindave serbe në kufirin e Kosovës dhe fluturimet armiqësore të avionëve serb mbi atë kufi.
Kësisoj, Kryeministri i Shqipërisë e konsideron argëtim rekreativ (siç është teatri) prezencën dhe deklaratat e ambasadorit rus (dmth Rusisë) përkrah tankeve e avionëve serb në kufirin e Kosovës.
A e di Edi Rama se çfar situatash psikologjike dhe institucionale ngjallin këto akte të rënda provokimi ushtarak tek qytetarët dhe shteti i Kosovës, të cilët i kanë ende të pa mbyllura plagët e masakrave të luftës dhe gjenocidit serb mbi popullatën e pambrojtur civile atje ?
A e kupton dot Edi Rama se çfar urrejtje nxisin këto akte agresive tek popullata serbe ndaj shqiptarëve ?
Edi Rama e konsideron këtë situatë provokuar nga A. Vuçiç thjesht një teatër, (në teatër njerëzit shkojnë për kënaqësi e rekreacion). WTF !
Askush nuk priste e nuk kërkon që Edi Rama të nxiste më tej urrejtjen dhe konfliktin e as të shpallte gadishmëri për luftë nga Shqipëria, por Edi Rama as nuk guxon e as e ndjen që të dënojë aktet provokative dhe luftënxitëse të A. Vuçiç.
Në vend që Shqipëria të ndërrmarr çdo hap për izolimin politik e diplomatik të A. Vuçiç dhe të mbyllë të gjitha lehtësirat tregtare që E. Rama i ka siguruar Serbisë në territorin dhe portet shqiptare, ky i fundit vijon të vetpërdoret si gjethe fiku për sjelljet agresive e destabilizuese të Serbisë.
Në një kohë kur Presidenti i Kroacisë, Presidenti i Malit të Zi, anëtarët boshnjak dhe kroat të Presidencës së Bosnje & Herzegovinës, Presidentja e Kosovës, po denoncojnë publikisht e ndërkombëtarisht A. Vuçiç si kërcënues serioz i stabilitetit rajonal e luftënxitës, i vetmi avokat i tij mbetet Edi Rama i Shqipërisë.
Edi Rama i konsideroi dje nga Prishtina, qytetarët serb në veri të Kosovës si pengje prej ndalimit të dialogut Kosovë-Serbi, duke vënë shenjën e barazimit në pergjegjësi midis A. Kurtit dhe A. Vuçiç.
Me këtë qasje, mund të kuptohet fare mirë se çfarë ndjeshmërie, perceptimi e vleresimi ka Edi Rama ndaj Kosovës e qeverisë së saj.
Ai nuk le rast pa e demonstruar atë ! 🇦🇱

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!