Home Aktualitet Zhvillohet sot në Gjykatën e Lartë çështja ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri

Zhvillohet sot në Gjykatën e Lartë çështja ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri

nga Editor

Ditën e sotme do të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë çështja ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Seanca pritet të nisë në orën 10:00 dhe trupa e cila do të shqyrtojë dosjen në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm do të kryesohet nga Ilir Panda dhe 2 anëtarët Sokol Sadushi e Ervin Pupe.

Çështja “Tahiri” u ankimua në Apeli nga avokatët e ish-ministrit, që kërkojnë pafajësi dhe nga Prokuroria, e cila shprehet se ka prova për ta akuzuar për trafik droge, një nga akuzat që u rrëzua bashkë me të tjerat në shkallën e parë. Në shtator të vitit të shkuar, pas më shumë se 13 orësh përfundoi “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove. Tahiri paralajmëroi që asokohe se do ta apelonte vendimin dhe do të fitonte pafajësi.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!