Home Aktualitet Ish-anëtarja e PD sulmon Grida Dumën për gafën e rëndë: Tha që Rama duhet të respektojë “AUTONOMINË E KOSOVËS”! Po, po, e lexuat saktë…

Ish-anëtarja e PD sulmon Grida Dumën për gafën e rëndë: Tha që Rama duhet të respektojë “AUTONOMINË E KOSOVËS”! Po, po, e lexuat saktë…

nga Editor

Ish-anëtarja e Partisë Demokratike, Endira Bushati, ka nsulmuar nënkryetaren e PD-së, Grida Duma, në lidhje me intervistën ekësaj të fundit ditën e sotme.
Nënkryetarja e PD-së u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të respektojë “autonominë e Kosovës” dhe se Kosova duhet të jetë shtet “autonomy”, duke harruar që Kosova është shpallur Republikë, dhe që ka shpallur pavarësinë në 17 shkurt 2008.

“Po dëgjoj një nga 4 nënkryetarët e PD, Grida Dumën, në një intervistë tek Neës 24.
Tha që duhet t’i kushtojmē vëmendje “përmbajtjes” dhe jo “formës”…..
U pyet për Reformën Territoriale…
-Po punohet me ekspertë..- tha.
U pyet për Reformën në Drejtësi….
– Ekspertët tanë po punojnë…-tha.
U pyet për gjendjen e PD dhe Sali Berishën…
PD duhet të bashkohet…-tha.
Dhe në fund i dha leksion Ramës që duhet të respektojë “AUTONOMINË” e Kosovës….se “AUTONOMIA E KOSOVËS”…. se “shteti AUTONOM I KOSOVËS”….. etj etj…
Po, po… e lexuat saktë….”AUTONOMI”…..
Të dashur demokratë!
Nënkryetarja e ish-kryetarit po ju kërkon t’i kushtoni vëmendje “PËRMBAJTJES”, jo “FORMËS”….”, shkruan Endira Bushati.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!