Home Aktualitet “Kujdes se do dukesh afër Ramës”, Baton Haxhiu hedh dyshime për bashkëqeverisje mes PS dhe PD

“Kujdes se do dukesh afër Ramës”, Baton Haxhiu hedh dyshime për bashkëqeverisje mes PS dhe PD

nga Editor

Gazetari Baton Haxhiu dyshon se mes PS dhe PD mund të ketë bashkëqeverisje. Kështu deklaroi mbrëmjen e djeshme teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion.

Ai ngriti dyshimet se mes liderit të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama mund të kishte një dakordësi për bashkëqeverisje. Këtë ai ja tha edhe deputetit të PD Tomorr Alizotit duke ja bërë me dije se në të ardhmen mund të ishte në krah të kryeministrit Rama si pasojë e bashkëpunimit. Alizoti mohoi se një gjë e tillë mund të ndodhë.

DEBATI:

Tomorr Alizoti: Ai miku jot që ju e këshilloni bën dhe batuta. Madje është fatkeqësi që ai thotë po bëhet teatër. Pasi Serbia nuk ka bërë asnjëherë teatër?

Baton Haxhiu: Ju e keni me Ramën apo me procesin.

Tomorr Alizoti: Rama është procesi dhe ju jeni bashkë me Ramën.

Baton Haxhiu: Kam respekt dhe e kam për nderë që e kam mik.

Tomorr Alizoti: Iu uroj miqësi të gjatë

Baton Haxhiu: Duhet të kesh kujdes pasi do dukesh ndonjëherë afër tij.

Tomorr Alizoti: Nëse do dukem afër tij do të kërkoj ndjesë dhe do them Batoj je ekselent.

Blendi Fevziu: Pse ka ndonjë gjë për bashkëqeverisje?

Agim Nesho: Po kjo ishte e reja e emisionit.

Tomorr Alizoti: Këto janë skupet tipike alla Rama.

Blendi Fevziu: Kujdes, se ky po i tha i dalin.

Tomorr Alizoti: Alizoti nuk ka për të qenë kurrë në krah të Ramës.

Blendi Fevziu: Thuaje tek kamera thuaje.

Tomorr Alizoti: Nuk kam për të qenë kurrë në krah të Ramës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!