Home Aktualitet Deputeti i PS nxjerr blof Ramën: Ka folur me Aleksandër Vuçiç për Kosovën…

Deputeti i PS nxjerr blof Ramën: Ka folur me Aleksandër Vuçiç për Kosovën…

nga Editor

Mbrëmjen e djeshme, deputeti socialist Etjen Xhafaj, u shpreh në “ABC” se Kryeministri Edi Rama, ka folur me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për tensionet në Veri të Kosovës. Rama e mohoi këtë në takimet që pati në Prishtinë.

I pyetur nëse Edi Rama duhet të flasë me Presidentin e Serbisë për krizën në Kosovë, Xhafaj tha: “Atëherë po flasim në kushte krize dhe të jesh aty të zgjidhësh një krizë, duhet të kesh një rol mbi palët. Roli i Shqipërisë nuk është mbi palët, ka qenë gjithmonë në mbështetje të Kosovës.

A duhet të flasë? Po. Absolutisht. Por kjo do të vijë dhe unë jam i bindur që ka ndodhur.

Pra që kanë folur? Po, sigurisht. Ka ndodhur dhe ka një diskutim të hapur. Por në këtë çështje është përfshirë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, dhe instanca ndërkombëtare më të larta nuk është vetëm roli i Shqipërisë. Shqipëria do të jetë gjithmonë e paragjykuar, pasi do të jetë në krah të Kosovës.

Shqipëria mund të luajë një rol negocimi në mes. Sot është fakt që kemi të bëjmë me një situatë shumë kritike mes Kosovës dhe Serbisë që është kritike për të gjithë Ballkanin. Kemi të bëjmë me një situatë të zgjatur dhe negociatës së munguar” – u shpreh ai.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!