Home Aktualitet ‘Nuk u pajtua me Kurtin’/ Bushati e sulmon me fjalët e tij: Çdo lëvizje e gabuar Ramës do t’i kthehej në bumerang

‘Nuk u pajtua me Kurtin’/ Bushati e sulmon me fjalët e tij: Çdo lëvizje e gabuar Ramës do t’i kthehej në bumerang

nga Editor

Analisti Andi Bushati e cilësoi vizitën e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme në Kosovë si më normalen ai që ka zhvilluar ndonjëherë në këtë vend.

Kjo sipas tij, jo se ka ndryshuar gjë në marrëdhënien me kryeministrin Albin Kurti, po sepse iu diktua nga situata që po kalon Kosova pas rindezjes së konfliktit me Serbinë për reciprocitetin e targave.

Kryeministri Rama e dinte që çdo lëvizje e gabuar në këtë moment do t’i kthehej në bumerang, tha analisti.

“Një kryeministër i qeverisë së Tiranës, që shkon në këtë situatë në Prishtinë, kur tanket janë në kufi, kur avionët e Serbisë shkelin në hapësirën ajrore, kur ambasadori rus del dhe bën shfaqje në kufi, nuk e ka luksin të jetë përçarës. Rama e dinte se çdo lëvizje e vogël në tejkalim të kostumit të tij, këtë herë mund t’i kthehej në bumerang.

Prandaj u tregua shumë i kujdesshëm, jo se u pajtua me Kurtin, por që të mos bëhet epiqendra e të gjithë kritikave”, tha Bushati.

Edi Rama mund të ketë diçka personale me kryeministrin, por jo me atë që përfaqëson, me mendimin që përfaqëson

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!