Home Aktualitet Kadilli: Jam pro mbledhjes së Kuvendit. Basha është kryetaro-krat, mori vendim si skuth

Kadilli: Jam pro mbledhjes së Kuvendit. Basha është kryetaro-krat, mori vendim si skuth

nga Editor

Ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për zhvillimet brenda Partisë Demokratike.

Kadilli thekson se duhet të mblidhet Kuvendi i PD-së. Ai shton se partia nuk i përket kryetarit e ndaj nuk mundet që vetëm kryetari të marrë vendime.

“Kam kundërshtuar modelin që partia të jetë vetëm e kryetarit. Jam pro mbledhjes së Kuvendit të PD-së. Edhe blerja, edhe humbja në zgjedhje kanë qenë të vërteta e sot e thotë Basha e Berisha. Të thuash gjëra pa frikë, është të jesh kundër kryetarit, jo pro kryetarit. Kam heshtur se jam institucional. Basha është kryetaro-krat, që mori një vendim si skuth”, u shpreh Kadilli.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!