Kryeministri Rama pas përgjigjes zyrtare të KE i cili i tha jo Shqipërisë për çeljen e negociatave ka deklaruar sipas tij “fajtorët” që çuan në këtë vendim final.
“Nëse duam të shikojmë drejt e në sy të vërtetën është ajo që kam thënë prej disa kohësh duke e parë nga të gjitha kontaktet e diskutimet. Procesi po shkonte drejt një përplasje të qasjes mes Francës e Gjermanisë dhe një pjese të konsiderueshme të një fronti që ishte për një “PO””.