Home Aktualitet “Ulje e TVSH-së për ushqimet”/ Basha pas takimit me grupin parlamentar: Drejtësi për Çështjen “Bechetti”

“Ulje e TVSH-së për ushqimet”/ Basha pas takimit me grupin parlamentar: Drejtësi për Çështjen “Bechetti”

nga Editor

Lulzim Basha flet pas takimit me grupin parlamentar:

Sot INSTAT-i publikon të dhënat që tregon realitetin ndaj ekonomisë të çdo shqiptari po kalon në varfëri ekstreme nga rritja galoponte e çmimeve të ushqimeve, të bukës, të gazit, të naftës, të energjisë, të ujit etj. Ne nuk mund të rrimë vetëm në rrafshin e denoncimit pavarësisht se qeveria e ka mendjen për të zhvatur familjet shqiptare dhe një grupi që mendon për xhepat e vet në cdo aspekt paratë e shqiptarëve i merr për vete.

Së pari, Duhet të lehtësojmë jetën e familjeve shqiptarë, propozojmë për të vendosur uljen për TVSH-në nga 20 deri në 6 % për shportën e ushqimeve. Ky nuk është propozim politik por është një hap i domosdoshëm për të ndikuar tek njerëzit, varfëria është shumë e thellë, shqiptarët do ta kuptojnë se ne do t’i kërkojmë uljen e TVSH pavarësisht ky shtet ka mundësinë që ti heq favoret një grushti njerëzisht që kanë vjedhur.

E dyta, ka të bëjë me faktin pse jemi në këtë Kuvend, duhet të kthehet legjitimitet dhe demokracia e cila është asgjësuar nga masakra zgjedhore. Keq përdorimi i burimeve shtetërore, fondet e keqpërdorura për tërmetet e kështu me radhë.

Komisioni hetimor për çështjen “Bechetti”. Shqiptarët duhet të paguajnë nga xhepat e tyre 120 milionë euro, që përkthehet në dyfishin e ndihmës ekonomike që Rama dha si “paga lufte” gjatë pandemisë. Ne do të ndjekim çdo hap të mundhsëm për ti vënë përball përgjegjësit e kësaj.

Së treti, është çështja e inceratorëve, mafia dhe bashkëpunimi i tyre me institucionet shëndetësore po vrasin shqiptarët me ajrin e ndotur. Mafia duke bashkëpunuar me Ramën po vret shqiptarët. Nëse Drejtësia do të jetë në lartësinë e saj shumica nga përgjegjësit për këto çështje do të ishin të dënuar me burg.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!