Home Aktualitet Manjani-Bashës: Emergjencë kombëtare është Kosova, jo hetimet parlamentare

Manjani-Bashës: Emergjencë kombëtare është Kosova, jo hetimet parlamentare

nga Editor

Ish-ministri Ylli Manjani, ka reaguar pas vendimit të Bashës për të ngritur 3 komisione hetimore në Kuvend. Sipas Manjanit, në vend që të rrisë presionin ndaj qeverisë për situatën në Kosovë, ai do të hetojë Bechetin.

“Emergjenca kombëtare sot është Kosova! Situata e tensionuar në kufirin me Serbinë që mund të degjenerojë në përplasje të dhunshme duhet të jetë shqetësim.

Rreshtimi haptas përballë dhe jo në krah të Kosovës nga qeveria e Qeveria e Republikës së Shqipërisë, duhet të ishte thelbi i aksionit politik të opozitës. Por i opozitës ama….

Se thonë pastaj që s’ka marrëveshje Rama-Basha…!”, shkruan Manjani.

Reagimi i Ylli Manjanit:

Në vend të rrisë presionin ndaj qeverisë, që në këto momente të jetë në krah të Kosovës, Luli medemek do hetojë Bechettin!!!

Se ç’a ka për t’i hetuar më Beçhettit, një Lul e di!

Emergjenca kombëtare sot është KOSOVA! Situata e tensionuar në kufirin me Serbinë që mund të degjenerojë në përplasje të dhunshme duhet të jetë shqetësim.

Rreshtimi haptas përballë dhe jo në krah të Kosovës nga qeveria e Qeveria e Republikës së Shqipërisë, duhet të ishte thelbi i aksionit politik të opozitës. Por i opozitës ama….

Se thonë pastaj që s’ka marrëveshje Rama-Basha…!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!