Home Aktualitet Von Der Leyen në Tiranë/ Soreca zbardh AXHENDËN: Do pritet nga Rama dhe Meta

Von Der Leyen në Tiranë/ Soreca zbardh AXHENDËN: Do pritet nga Rama dhe Meta

nga Editor

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka zbuluar axhendën e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Soreca zbulon se kryekomisionerja do të takohet me kryeministrin Rama dhe presidentin Ilir Meta, si dhe do të marrë pjesë në përurimin e shkollës “Korb Muça” dhe kopshtit “Europa”, të cilat janë restauruar nga dëmtimet e tërmetit të 26 nëntorit me fondet e BE-së.

Mezi pres të mirëpres Presidenten Ursula von der Leyen! Përpara Samitit Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor më 6 tetor. Presidentja do të vizitojë rajonin këtë javë, duke filluar udhëtimin e saj nga Tirana nesër në mëngjes. Ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta. Më pas, ajo do të marrë pjesë, së bashku me Kryeministrin, në përurimin e “Shkollës Korb Muça dhe Kopshtit Europa”, të cilat janë ndërtuar me fondet e BE-së në kuadër të programit EU4School pas tërmetit shkatërrues të Nëntorit 2019”, shkruan Soreca në Twitter.

Von Der Leyen do të vijë ditën e nesërme në Tiranë, ndërkohë që të mërkurën do të jetë prezente në Kosovë e më pas në shtete të tjera për të vijuar turin në vendet e Ballkanin Perëndimor.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!