Home Aktualitet Zbardhet takimi në PD/ Basha-deputetëve: Situata ekonomike është shumë e rëndë, kemi prioritet për të ngritur 3 komisione hetimore

Zbardhet takimi në PD/ Basha-deputetëve: Situata ekonomike është shumë e rëndë, kemi prioritet për të ngritur 3 komisione hetimore

nga Editor

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka thirrur grupin parlamentar të PD.

Burime të “Fax Neës” kanë zbuluar pjesën e bisedës të kryedemokratit Lulzim bashës drejtuar deputetëve të PD-së

Basha deputeteve: Situata ekonomike është shumë e rendë. Rritja e çmimeve ka bërë që shumica e familjeve të mos përballojnë dot as shpenzimet për ushqimet bazike. Prandaj si masë emergjence do të kërkojmë uljen e TVSH-së për produktet e shportës, nga 20 në 6%. Buxheti, që sot përdoret për të nginjur klientët dhe oligarkët e pushtetit, duhet të orientohet një orë e më parë nga nevojat e familjeve shqiptare.

Basha: Prioritare ngritja e tre komisioneve hetimore.

1- Komision hetimor për Masakrën Zgjedhore, qe u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR . Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës. Punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës .

2- Komision hetimor për çështjen Becchetti. Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrëisn italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro.
3-Komision hetimor për Inceneratorët, një aferë mafioze, kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kallëzimet tona penale vazhdojnë të zënë pluhur nëpër prokurori.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!