Home Aktualitet Takimi me Ramën, Haradinaj zbulon bisedën mes tyre: I kërkova hekurudhën Kosovë-Shqipëri

Takimi me Ramën, Haradinaj zbulon bisedën mes tyre: I kërkova hekurudhën Kosovë-Shqipëri

nga Editor

Ramush Haradinaj tha se Edi Ramës në takim i kërkoi ndërtimin e hekurudhës Kosovë-Shqipëri.

KOSOVË– Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, zhvilloi takim edhe me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. Ky i fundit ka treguar me detaje se për çfarë biseduan në takim. Ramush Haradinaj tha se Edi Ramës në takim i kërkoi ndërtimin e hekurudhës Kosovë-Shqipëri.

Postimi i tij i plotë:

RAMËS I KERKOVA HEKURUDHËN KOSOVË – SHQIPËRIMe Kryeministrin Edi Rama diskutuam çështjen e finalizimit të hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm, që lehtëson qarkullimin dhe lidh edhe më tepër vendet tona, i rëndësishëm për forcimin e sigurisë në rajon dhe integrimin në NATO.Po ashtu, diskutuam për gjendjen e sigurisë në Kosovë me theks të veçantë në veriun e vendit.Bashkëpunimi vëllezëror ndërmjet dy vendeve tona është jetik për zhvillimin e gjithëmbarshëm. Qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë duhet të bëjnë të pamundurën që të heqin të gjitha barrierat që vështirësojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat e posaçërisht në atë ekonomike.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!