Home Aktualitet “Teatri i Kukullave do të shembet”, Edmond Spaho i irrituar: Aty është mbledhur parlamenti i parë, nëse ndërtesa prishet uroj që urdhërdhënësit të mbesin nën rrënojat…

“Teatri i Kukullave do të shembet”, Edmond Spaho i irrituar: Aty është mbledhur parlamenti i parë, nëse ndërtesa prishet uroj që urdhërdhënësit të mbesin nën rrënojat…

nga Editor

Në media po qarkullon lajmi se “Teatri i Kukullave” do të shenbet. Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe deputeti Edmond Spaho.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ajo ndërtesë nuk është thjesht Teatri i Kukullave, por një godinë historike, pasi ka qenë godina ku është mbledhur Parlamenti i parë pas shpalljes së Pavarësisë.

Spaho ndër të tjera shkruan se ajo godinë duhet të shërbejë si muze i parlamentarizmit shqiptar.

“Nese ndertesa prishet nuk mund te uroj tjeter vecse urdherdhenesit te mbesin nen rrenojat e kulles qe do ngrene” shkruan Spoho i irrituar.

Postimi i plotë:

Sot ne media eshte publikuar nje lajm ku njoftohet qe ndertesa e Teatrit te Kukullave do te shembet dhe ne vend te saj do te ndertohet nje kulle ndoshta me teater kukullash.

Ne te vertete ajo ndertese nuk eshte Teatri i Kukullave. Te tille e beri rregjimi komunist i cili ne vend te pluralizmit instaloi diktaturen.

Ne ate godine eshte mbledhur Parlamenti i pare pas shpalljes se Pavaresise. Eshte nje nga te paktat, ne mos e vetmja godine historike ne Tirane.

Ndërtesa ku sot ndodhet Teatri i Kukullave filloi të ndërtohet nga austriakët dhe u përfundua në vitin 1925 nga shteti shqiptar.

Ajo ka qenë selia e legjislativit shqiptar në vitet 1925-1944 dhe me ardhjen e komunistëve në pushtet ndërtesa shërbeu si selia e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar.

Më pas, gjatë viteve të para të regjimit komunist, ka shërbyer si Shtëpia e pionierëve sovjetikë, duke qenë në dispozicion të fëmijëve të specialistëve rusë. Sot këtu është vendosur Teatri i Kukullave.

Do te jete turp i madh ne se kjo godine do shembet dhe ne vend te saj te ndertohet kulle. Ajo duhet te rikthehet ne gjendjen fillestare dhe te sherbeje si muze i parlamentarizmit shqiptar.

Ne se ndertesa prishet nuk mund te uroj tjeter vecse urdherdhenesit te mbesin nen rrenojat e kulles qe do ngrene.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!