Home Aktualitet Mediat serbe: Ushtarët e KFOR-it mbërrijnë në Jarinjë

Mediat serbe: Ushtarët e KFOR-it mbërrijnë në Jarinjë

nga Editor

Mediat serbe raportojnë se ushtarët e KFOR-it kanë mbërritur një orë më parë pranë Pikës Kufitare të Jarinjës, ku anëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës janë vendosur aty prej tetë ditësh.

Sipas B92, ata janë ushtarë amerikanë, polakë dhe kanadezë brenda misionit të KFOR -it në Kosovë.

Nuk dihet nëse mbërritën në Jarinje për të “zëvendësuar” forcat speciale të Prishtinës dhe nëse kjo do të thotë se policia e blinduar e Kosovës do të tërhiqet.

Ndërkaq, në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama, Albin Kurti tha se ka biseduar me komandantin e KFOR.

Ai deklaroi se nuk ishte i informuar nëse do të ketë sot ndërhyrje të KFOR në veri.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!