Pionieri Braçe me shall të kuq mbi supe: Antivlerat izoluan e ndanë Evropën!

Read Time:44 Second

Zv.kryeministri Erion Braçe ka qënë i pranishëm sot në Lushnje në 75-vjetorin e çlirimit të qytetit.

Në ceremoninë e zhvilluar në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit, Braçe është shfaqur me një shall të kuq mbi supe dhe ka folur lidhur me diskutimet lidhur me procesin e çeljes së negociatave me BE-në.

Në statusin e tij, zv.kryeministri shkruan se edhe pas 75 vitesh, shqiptarët besojnë njësoj si atëherë për vlerat e Evropës së re, por tani të njëjtat virtute harrohen para strategjisë së pushtetit.

“Sot, në zemër të Myzeqesë-Lushnje, në ditën e lirisë, për të kujtuar çdo burrë e grua, djalë e vajzë që 80 vite më parë zgjodhi të luftojë kundër fashizmit, pa dallim feje, krahine e ideje, dha jetën kundër një ideologjie që ndau njerëzit, shoqërite, vendet mbi antivlera që edhe sot mbyllin, izolojnë, ndajnë Evropën!,“-shkruan ndër të tjera Braçe.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Presidenti Meta vlerëson “Radio Kukësin” me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” me rastin e 60-vjetorit të krijimit
Next post “Jo” për negociatat, Arben Kashahu: Dështim personal i Ramës, të dorëhiqet e t’i hapë rrugën Shqipërisë në BE