Home Aktualitet Foli për konspiracion të Kosovës në konferencën me Merkel? Gazetarët e vënë në siklet Ramën: Unë dhe Albini kemi një mosdakordësi politike…

Foli për konspiracion të Kosovës në konferencën me Merkel? Gazetarët e vënë në siklet Ramën: Unë dhe Albini kemi një mosdakordësi politike…

nga Editor

Kryeministër Rama në konferencën me zonjën Merkel, mbeti një çështje pa u sqaruar, që Kosova rri ulur dhe bën konspiracione për Open Ballkan?

Rama: Nuk më citoni si duhet, dhe meqë ma dhatë dhe njëherë tjetër mundësinë, kam pasur shumë mesazhe edhe të drejtpërdrejta, për shkak të situatës së krijuar nga Kosova, ku pavarësosht toneve dhe ngjyrimeve, thelbi ishte ”po tani a je i bindur që nuk bëhet Ballkani i Hapur me Serbinë”. Tani jam më i bindur që Ballkani i Hapur është edhe më shumë rruga jonë e përbashkët, dhe ka një dallim sipas meje mes nacionalizmit dhe patriotizmit.

Kemi një mosdakordësi me Albinin në këtë pikë, dhe duhet të themi që është një mosdakordësi politike, marrdhëniet tona nuk ndikohen nga një mosdakordësi e kësaj natyre. Dakordësia jonë është përtej çdo mosdakordësie politike, që është  vllazërore dhe kombëtare. Dhe ëndrrën tonë për të jetuar të pandarë si shqiptarë dhe si Europianë, dita kur shqiptarët, por edhe serbët, boshnjakët, malazezët të jenë të pandashëm. Do të vijë edhe dita kur Serbia ta njohë Kosovën, dhe do të kërkojë falje për krimet e luftës. Çfarë do të bëjmë ne shqiptarët për ta afruar këtë ditë, nuk është arsye për ta vënë në pikëpyetje marrëdhënien e përbashkët.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!