Home Aktualitet E djathta i është larguar ideologjisë; kapitalit, atdheut, familjes

E djathta i është larguar ideologjisë; kapitalit, atdheut, familjes

nga Editor

Nga Mesila Doda

Exit poll-et tregojnë një fitore të së majtës në Gjermani pas 16 vjetësh. Përtej rolit të jashtëzakonshëm të kancelares Merkel, e cila dëshmoi një qasje realiste në politikë dhe mbrojti fort ekonominë gjermane, ka një refleksion që vjen nga ajo që ndodh në botë.

Partitë e djathta i janë larguar ideologjisë që përfaqesojnë dhe për të zgjeruar elektoratin e tyre po shmangen vazhdimisht nga shtyllat e së djathtës. Zhvillimi i kapitalit, mbrojtja e familjes dhe atdheut duken shpesh si nocione të kaluara dhe sot dëgjohet shpesh të flitet për një periudhë post-politike, ku partitë përqafojnë në mënyrë trasversale ide të kampit kundërshtar që duken se përkrahen nga publiku.

Nuk ka asnjë mundësi tjetër për të djathtën përveçse të rikthehet tek idetë, tezat, tradita dhe shtresat ku është bazuar gjatë në kohë.

Nëse kthehemi në realitetin tonë, besoj se thelbi i debatit sot duhet të jetë reformimi i ideve të së djathtës. Prona, atdheu, ekonomia që zhvillohet pa ndërhyrjen autoritariste të shtetit e mbi të gjitha koncepti i lirisë aq shumë i shtypur dhe i dhunuar gjatë diktatures në vend pa harruar një vektor të detyrueshëm të mbrojtjes sociale duhet të bëhen baza e një formatimi të ri të konceptit të së djathtës.

Ky besoj duhet të jetë thelbi i diskutimit të sotëm për të rikthyer normalitetin në skenën politike në vend. Kjo është një çështje më e madhe se secili prej nesh dhe detyrim i politikës për elektoratin e saj. Reformim ideologjik, rikthim në vlerat e së djathtës, zgjerim i bazës së djathtë dhe një pikë e re ringritje e përbashkimi.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!