Home Aktualitet Veliaj nuk paguan faturat, Bashkia e Tiranës në vend të parë për detyrimet e prapambetura

Veliaj nuk paguan faturat, Bashkia e Tiranës në vend të parë për detyrimet e prapambetura

nga Editor

Bashkia e Tiranës vazhdon të jetë institucioni më problematik sa i përket pagimit të detyrimeve.

Në buxhetin faktik të vitit të shkuar rezulton se në fund të muajit dhjetor stoku i faturave të papaguara nga pushteti vendor shkon në 6.9 miliardë lekë ose rreth 5.6 milionë euro.

Në draftin e paraqitur për tu diskutuar në parlament thuhet se Stokun më të lartë të detyrimeve e ka bashkia Tiranë në vlerën rreth 762 milion lekë ose 11% të totalit të detyrimeve.

Me një vlerë të përafërt është bashkia Kavajë në vlerën rreth 728 milion lekë e më tej Vlora me 703 milion lekë.

Janë detyrimet për investime ato që do të rëndojnë më shumë buxhetin e bashkive në vitet e ardhshme, por më pas nuk mbesin as vendimet gjyqësore.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!