Home Aktualitet Manjani shtron pyetjen: Pse ambasada merret vetëm me Berishën dhe jo me “non gratat” e tjerë

Manjani shtron pyetjen: Pse ambasada merret vetëm me Berishën dhe jo me “non gratat” e tjerë

nga Editor

Pyetja që shtrohet është:

Përse Ambasada Amerikane ka përqendruar të gjitha bateritë e saj tek Berisha? Përse nuk merret “nongratat” e tjerë?!

Padyshim që përgjigja është e dukshme:

Berisha ka guxuar të hedhë gjyq Sekretarin Amerikan të Shtetit.

Në fakt e drejta për të apeluar gjyqsisht çdo vendim administrativ është e përbotshme. Është universale. Berisha ka vendosur ta ushtrojë këtë të drejtë. Mendoj se është krejt legjitim.

Kjo nuk pëlqehet nga zoti Blinken dhe adninistrada e tij. Ndaj ato reagojnë. Zonja Kim është përgjegjëse për stilin tërësisht partizan që përdor, por nuk ka dyshim që shefat e saj, duan që Berisha të tërhiqet nga gjyqi. Ndaj dhe i bëjnë presion.

Berisha merret me gjyqe, politikë e demokraci… Bën dhe opozitë ndaj Ramës e Sorosit… “I rrezikshëm”!!

Pra bëj para me pasurinë publike sa të fryhesh e stë thotë kush gjë. Po u more me politike je “i korruptuar”!

Luftë kundër korrupsionit, jo shaka!!!

Në këtë moment hyjnë në lojë amerikanllëqet shqiptare. “U bë Berisha të hedhë në gjyq Amerikën”!! “Berisha është më i korruptuar se cdo tenderxhi..” etj, etj…

Amerikanllëqet shqiptare i japin të drejtë vetes të shajnë e shpifin se ndjehen amerikanë. Më amerikanë se amerikanët madje.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!