Home Aktualitet Vlorë/ Berisha: Kërkova shpalljen e Soros non grata në ’91, ai ma ktheu në 2021

Vlorë/ Berisha: Kërkova shpalljen e Soros non grata në ’91, ai ma ktheu në 2021

nga Editor

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh nga Vlora ku zhvilloi “Foltoren” e radhës me demokratët, se shpallja e tij non-grata është vepër hakmarrëse e George Soros.

Lideri historik i PD deklaroi se ai kishte kërkuar në vitin 1991 shpalljen e Soros non-grata, për shkak se mbështeste politikën serbe, komunizmin dhe tentonte destabilizimin e rajoni të Ballkanit.

U shpalla non grata sepse ju kundërvura projektit të Soros, për ndarjen e Kosovës, sepse ju kundeërvura ballkanit të hapur sepse vendos hegjemonin serbe. Dhe hegjemonia serbe nuk sjell stabilitet, por destabilitet. Unë shkova në gjykatë, në Paris. Më thanë që ligji nuk mund të kapë një njeri 8 vite pasi ka lënë detyrën, sepse ligji është për zyrtarët dhe jo për ish-zyrtarët. Por unë e hodha në gjyq për shpifje dhe le ta provojë në gjyq, sepse unë do të mbroj dinjitetin tim. E ka bërë Edi Rama me Soros, sepse më vonë doli që burime kishin qenë OJQ-të e Soros dhe raportet e Edi Ramës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!