Home Aktualitet Shehu: Rama sot hesht, kërkon të na shesë “Ballkanin e Hapur” si parajsë që na çon drejt Europës

Shehu: Rama sot hesht, kërkon të na shesë “Ballkanin e Hapur” si parajsë që na çon drejt Europës

nga Editor

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka akuzuar Ramën dhe heshtjen e tij për situatën e acaruar në veri të Kosovës. Shehu thotë se tanket dhe avionët që ka çuar Serbia drejt Kosovës janë prodhim rus.

Ai thekson se Rama që nuk gjen rast pa sulmuar Kosovën sot hesht dhe kërkon të shesë “Ballkanin e Hapur” si pjellë paqësore.

Deputeti Shehu shton se nisma nuk është gjë tjetër veçse Jugosllavia e Re që i ngjan akoma më shumë së vjetrës.

STATUSI NGA TRITAN SHEHU
“Ballkani i hapur” Vucic-Rama, kerkon te “hapet” me tanket e avionet ruse te Serbise!
Ndersa inspiruesi dergon tanket e avionet drejt e mbi Kosove, tellalli i tij kete here hesht!
Dhe e gjithe kjo histeri serbe, njelloj si ne epoken millosheviciane, vetem sepse Kosova kerkon te vendose reciprocitetin per….targat e makinave!
Sot ne kufirin e qiellin e Kosoves per “targat”, dje ne Malin e Zi per “kishen”, neser…

Ndersa Rama as nuk i “ shikon” e as i degjon keto, jo me te flase.
Ai qe nuk le rast pa sulmuar Kosoven, edhe ne prani te Merkel, sot hesht.
Dhe pastaj kerkon te na shese kete “Ballkan te hapur” vucician per nje pjelle paqesore, gjithe perfshirese, miqesore, deri diku si nje parajse ne kete bote te trazuar, qe do te na coje ne Europe.
Por “haron” te shikoje se tanket e avionet e Vucicit drejt Kosoves jane ruse, se Mali i Zi kerkohet te mos egzistoje, se Serbia eshte pjese e Unionit EuroAzian.
Pa permendur ketu lidhjet, detyrimet, kushtezimet e atij vete prej Lindjes.
Ky eshte “Ballkani i hapur”, ose me mire Jugosllavia e Re, qe fatkeqesisht vazhdon t’i ngjaje akoma shume asaj te vjetres.
Dhe kjo me mentalitetin nacionalist patologjik te saj, diskriminimin ndaj te tjereve, agresivitetin absurd, fytyres se kthyer drejt Lindjes, endrave te vjetra, qe kerkon t’i beje realitet me kete formule te re “ballkanike”.
Dhe Rama kerkon te na shese per llogari te Vucic ate “Ballkan te hapur” si nje gjetje te re progresive, te “hapur” per te gjithe!
Por ne te vertete me tanke e avione ruse.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!