Home Aktualitet Zyrtari amerikan paralajmëron: Do shpallen të tjerë persona “non grata”

Zyrtari amerikan paralajmëron: Do shpallen të tjerë persona “non grata”

nga Editor

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar ka paralajmëruar se të tjerë persona do shpallen “non grata” nga SHBA-të.

Në një interviste për Zërin e Amerikës, Escobar u pyet nëse në Shqipëri do të ketë zyrtarë që do shpallen “non grata”. Në përgjigjen e tij, zyrtari amerikan tha se do ketë për të gjithë rajonin.

Zëri i Amerikës: Qeveria aktuale ka qenë në pushtet për 8 vjet dhe korrupsioni në Shqipëri ka qenë, po citoj këtu raportin e Departamentit të Shtetit: “i gjithë-përhapur”. Por nuk kemi parë përcaktimin e ndonjë zyrtari në pushtet. A pritet të shohim përcaktime të tjera në të ardhmen?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Do të shihni përcaktime të tjera për të gjithë rajonin. Nuk mund të komentoj për raste të veçanta. Por ne synojmë t’i përdorim kompetencat, për qëllimin që ato u krijuan.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!