Home Aktualitet Yuri Kim drekon në ish-Bllok me Evi Kokalarin, aktivistja i doli kundër Bashës për përjashtimin e Berishës nga PD

Yuri Kim drekon në ish-Bllok me Evi Kokalarin, aktivistja i doli kundër Bashës për përjashtimin e Berishës nga PD

nga Editor

Kokalari njihet si një aktiviste e angazhuar në SHBA, pro presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa në Shqipëri është një nga zërat e fortë që i ka dalë kundër Lulzim Bashës pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. 

TIRANE- Ambasadorja Amerikane në Shqipëri Yuri Kim këtë fundjavë ka zgjedhur të “eksplorojë’ kryeqytetin. Ndryshe nga herët e tjera kur Kim është filmuar nga qytetarët teksa shëtit nga jugu në veri, me ministra dhe gazetarë, kësaj here përfaqësuesja amerikane në Shqipëri ka shkuar në ish-bllok.

Siç shihet edhe në këtë video të siguruar nga paparazzi i Dosja.al, ambasadorja ka shkuar në bar restorant “çoko”, ku është takuar me aktivisten Evi Kokalari.

Evi Kokalari dhe Yuri Kim

Kokalari njihet si një aktiviste e angazhuar në SHBA, pro presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa në Shqipëri është një nga zërat e fortë që i ka dalë kundër Lulzim Bashës pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aktivistja e ka akuzuar Bashën se ka rënë në “kurth” dhe se ndodhet në një grackë që e ka detyruar të përjashtojë Berishën. Por çfarë ka diskutuar Kim me të? çfarë i lidh të dyja përtej debateve në PD? Mbetet për tu parë…

(f.g/dosja.al)

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!