Home Aktualitet Manjani: Refuzoj të besoj atë që thotë ‘ministresha e propagandës’, zonja Kim!

Manjani: Refuzoj të besoj atë që thotë ‘ministresha e propagandës’, zonja Kim!

nga Editor

Pas takimit të  ambasadores së  SHBA Yuri Kim me kreun e partisë  demokratike Lulëzim Basha dhe pas deklaratave të  ambasadores për një  PD të  bashkuar dhe me fitore kane reaguar demokratët duke ironizuar deklaratën e Yuri Kim.

Ish-ministri I drejtësisë  Ylli Manjani është  shprehur se refuzon të  besojë  atë që thotë ‘ministresha e propagandës’, zonja Kim!

Nga Ylli Manjani.

Marrëdhëniet diplomatike një shtet i vendos me një shtet tjetër. Shtetet komunikojnë e bashkëpunojnë me njëri-tjetrin ndaj dhe quhet bashkëpunim ndërshtetëror. Janë konventa e akte ndërkombëtare pa fund që rregullojnë këto gjëra.

Shteti i zonjës Kim, sipas kësaj të fundit kuptohet, paska 30 vjet që paska bashkëpunuar me PD, jo me shtetin shqiptar.

Hajde llogjikë, hajde!

Hajde diplomaci, hajdeeee!

Shtetet nuk ndërtojnë aleanca me parti të vendeve të tjera. Me asnjë parti kudo qoftë e sado e madhe të jetë!!!

Zaten kështu katandiset imazhi i një Ambasade kur ambasadori/ja bën detyrën e ministrit të propagandës. Dhe jo të propagandës së qeverisë që e ka emëruar, por të qeverisë në shtetin e të cilës shërben.

Ky quhet amerikanllëk shqiptar. Pash hatrin e t’madhit zot na e kurseni imazhin e mirë që ende kemi për demokracinë amerikane!

Në emër të këtij imazhi refuzoj të dëgjoj e të besoj atë që thotë ministresha e propagandës, zonja Kim.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!