Home Aktualitet Tensionohet situata/ Serbët djegin qendrën e regjistrimit në Zubin Potok

Tensionohet situata/ Serbët djegin qendrën e regjistrimit në Zubin Potok

nga Editor

Është përshkallëzuar situata në veri të Kosovës. Qendra e Regjistrimit në Zubin Potok është djegur nga serbët të cilët nuk po e pranojnë reciprocitetin për targat.

Po ashtu burime për KosovaPres bëjnë të ditur se serbët kanë hedhur granata dore edhe në Qendrën e Regjistrimit në Zveçan, por që nuk kanë arritur ta djegin.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, teksa raportohet për tensionim të situatës.

Po ashtu serbët kanë paralajmëruar edhe djegien e Qendrës së Regjistrimit në Leposaviç.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!