Home Politike Macron: Reformat e Shqipërisë nuk mjaftojnë, nëse hapnim dyert mund të na fajësonin më pas

Macron: Reformat e Shqipërisë nuk mjaftojnë, nëse hapnim dyert mund të na fajësonin më pas

nga Editor

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka folur për dështimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Një konferencë për mediat, Macron u shpreh se reformat e ndërmarra nga Shqipëria nuk mjaftojnë, dhe se fillimisht BE duhet të zgjidhë vështirësitë që ka brenda vetes.

Pjesë nga fjala e Macron:

Na duhet edhe më shumë ambicie dhe durim, kemi limitet tona fiskale, diskutuam edhe mbi taksat, digjitalizimin, duhet të jemi të përkushtuar ndaj këtyre projekteve ambicioze, një pjesë tjetër ishte dhe pjesa e buxhetit, patëm diskutime të shumta për Turqinë.

Patjetër që edhe Qipro ishte pjesë e diskutimeve tona, dënuam ndërhyrjen e Turqisë në Siri, në mënyrë unanime, në Londër në orët në vijim do të kemi një takim me Merkel lidhur me këtë çështje. Turqia është pjesë e NATO-s. Patëm dhe një diskutim të gjatë sa i përket zgjerimit të BE-së, dua të besoj për europë të përgjegjshme.

Shqipëria po kalon në disa reforma të mëdha. Është bërë progres, por akoma nuk është plotësisht gati. Ka problem me emigrimin, diskutimi ishte i dobishëm, veçanërisht për vizionin e Europës. BE nuk është duke punuar shumë mirë, ka disa probleme të brendshme, ka nevojë për reformim të brendshëm.

Dihet që nëse si hapim dyert ndoshta nuk do të ketë përpjekje nga ana e tyre për reformat, megjithatë kjo nuk na bën që të ndryshojmë qendrim.

Duhet të reformatojmë njëherë BE-në. Duhen parë hapat e mëtejshëm që do të ndërmerret me këta vende. Në momentin që ne do hapim dyert, mund të fajësohemi për këtë. Na duhet një reformism tjetër, na duhet besueshmëri, strategji.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!