Home Aktualitet Mesazhet e Yuri Kim pas takimit me Bashën, Kadilli: Nuk ka ambasador në botë që të bërtasë në shkallët e një partie siç ndodhi te ne

Mesazhet e Yuri Kim pas takimit me Bashën, Kadilli: Nuk ka ambasador në botë që të bërtasë në shkallët e një partie siç ndodhi te ne

nga Editor

Ish anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike Fatbardh Kadilli ka komentuar deklaratat e ambasadores së SHBA Yuri Kim pas takimit që pati sot me kreun e PD, Lulzim Basha.

I ftuar në Report tv, Kadilli thotë se nuk kishte ndodhur kurrë në botë që një ambasador të bërtasë në shkallët e një partie siç ndodhi me rastin e PD. E gjitha kjo tha Kadilli është si pasojë e Bashës të cilit e quajti një zgjatim përtac të Berishës.

Nuk ka ambasador në botë që të vijë të bërtasë në shkallët e PD siç na ndodhi ne. Kjo ka ndodhur për shkak të Bashës.

Basha tha në mbledhje unë di disa gjëra për Berishën dhe skam për ti thënë kurrë. Kjo është diçka shumë e padenjë për Bashën.

Unë Bashën e kam gjykuar si një zgjatim përtac i Berishës se të ishte ndryshe do të punonte si Berisha. U desh ndërhyrja amerikane, se nuk ditën ta zgjidhin. Pavarësisht se unë e kam kërkuar këtë vendimmarrje të Bashës, nuk ishte e denjë.

E mori në sekondat e fundit. Një vendim i marrë i detyruar do të thotë se ti se do këtë vendim. Basha ashtu tha. Berisha duhet të kishte patur maturinë të ikte, ne s’patëm zotësi të prodhojmë një model të ri politik”, u shpreh Kadilli.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!