Home Aktualitet Deromemaj: Basha duhet të ishte konsultuar për përjashtimin e Berishës, është lideri historik i PD

Deromemaj: Basha duhet të ishte konsultuar për përjashtimin e Berishës, është lideri historik i PD

nga Editor

Kryetari i PD-së në Vlorë, Genc Deromemaj, në një intervistë në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, foli për përjashtimin e Berishës nga Partia Demokratike.

Deromemaj thekson se Basha duhet të ishte konsultuar për përjashtimin e Berishës, sepse nuk bëhej fjalë për anëtar të thjeshtë, por liderin historik të Partisë Demokratike.

“Basha duhet të ishte konsultuar për përjashtimin e Berishës, është lideri historik i PD. Kjo sepse Berisha është lider historik i Partisë Demokratike dhe nuk është një anëtar i thjeshtë. PD ka një statut, që rregullon në mënyrë të detajtuar dhe demokracia e brendshme delegohet nga struktura në strukturë.

Basha duhet të ndante përgjegjësinë edhe me të tjerët, jo vetëm me veten. Më pëlqeu që ambasadorja Kim tha se PD ka sovranitetin e vet dhe Shqipëria ka sovranitetin e saj si shtet”, deklaron Deromemaj.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!