Home Aktualitet Pasi hoqi dorë nga politika, Luan Rama i kthehet televizonit: Më ndiqni në mbrëmje, pres kritikat dhe sugjerimet tuaja…

Pasi hoqi dorë nga politika, Luan Rama i kthehet televizonit: Më ndiqni në mbrëmje, pres kritikat dhe sugjerimet tuaja…

nga Editor

Luan Rama, ka hequr dorë nga politika, fton të gjithë shikuesit që ta ndjekin në emisionin e tij. Tashmë ai do të shfaqet dy herë në javë, në mbrëmje, në RTV Ora me një emission që do të drejtojë vetë, duke u rikthyer në profesionin e dikurshëm, gazetarinë.

Shkruan Luan Rama:

Në radiotelevizionin Ora:

“DREJT” – EMISIONI IM PËR JU

Prej të hënës më datë 27 shtator e në vijim, çdo të hënë dhe të enjte në ora 21:00, “DREJT” do të jetë emisioni im për ju.

Jeni të mirëpritur jo vetëm të më ndiqni, por ajo që është më e rëndësishme, të bëheni pjesë e emisionit me vërejtjet dhe sugjerimet tuaja, më këshilla dhe pyetje që do të marrin përgjigje drejt nga ekrani prej të ftuarve në emision.

Debat, intervista, informacione, opinione dhe kronika nga realiteti dhe jeta jonë e përditshme, prej zhvillimeve politike e deri tek çdo problem i juaji.

“DREJT” – KOHA IME, ORA JUAJ !

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!