Home Aktualitet Ish-kryeministri Berisha: Një foto me dy antipodet e historisë së kombit shqiptar…

Ish-kryeministri Berisha: Një foto me dy antipodet e historisë së kombit shqiptar…

nga Editor

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, reagoi pasi ish-kryeministri Edi Rama postoi një foto nga New York me miliarderin kontrovers, George Soros.

Berisha u përgjigj duke postuar një foto ku duket presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në krah të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton. “Një foto me dy antipodet e historisë së kombit shqiptar!” shkruan Berisha.

POSTIMI I PLOTE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ish-presidentin Bill Clinton, burrin e madh të kombit amerikan që udhëhoqi betejën e NATO-s për çlirimin e Kosovës.

Në anën tjetër Zografi bis me një armik tjetër të kombit shqiptar, multimiliarderin George Soros që rikthyen kontrollin e shoqërisë civile dhe të sistemit të drejtësisë nga partia shtet në Shqipëri dhe së bashku me serbomadhin Vuçiç projektuan ndarjen e Kosovës, vendosjen e hegjemonisë serbe në rajon.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!