Home Politike ‘Kryeministri dha dorëheqjen’, reagon presidenti i Maqedonisë

‘Kryeministri dha dorëheqjen’, reagon presidenti i Maqedonisë

nga Editor

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në fjalimin e tij drejtuar popullit tha se fatkeqësisht pritshmërit nuk janë në përputhje me vendimin e Këshillit Evropian në lidhje me marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim të vendit në BE.

Por ai theksoi se vendi duhet të vazhdoj me reforma, teksa konfirmoi takimin me liderët e partive më të mëdha në vend për ditën e diel.

Reformat në shumë sfera duhet të vazhdojnë. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet vazhduar. Standardet evropiane janë edhe standarde tona. Reformat e brendshme duhet të vazhdojnë sepse janë kushte për kohezion të brendshëm dhe stabilitet të brendshëm. Në emër të ardhmërisë së vendit tonë iu bëj thirrje të gjithë liderëve partiakë që të lënë anësh inatet politike, sepse jam i bindur sepse pikërisht tani kemi nevojë për unitet. Andaj kam thirre mbledhjen e liderëve, për të dielën më 20 tetor”-tha mes tjerash Pendarovski, shkruan Alsat.

Kujtojmë, që media italiane e lajmeve “Ansa” shkruajti më herët se kryeministri i Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen, pasi liderat e Bashkimit Europian nuk ranë dakort për një vendim për negociatat. Gjithsesi, ende kjo gjë nuk është konfirmuar nga Zaev

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!