Home Aktualitet FOTOT/ E bën SËRISH! Rama prezanton projektin e ri të Portit të Durrësit me imazhe të vjedhura

FOTOT/ E bën SËRISH! Rama prezanton projektin e ri të Portit të Durrësit me imazhe të vjedhura

nga Editor

Rama shkruan se tashmë janë përzgjedhur pesë finalistë nga 14 kompani që morën pjesë.

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka përsëritur gabimin që ka bërë më herët kur prezantoi projektin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, me foto të vjedhura nga “Doha Metro Train” në Katar. Këtë herë në një postim në Facebook, të bërë një natë më parë, Rama ka ndarë me ndjekësit e tij disa foto të projektit të ri për transformimin e Portit të Durrësit, për të cilin Rama shkruan se tashmë janë përzgjedhur pesë finalistë nga 14 kompani që morën pjesë.

Dy nga pesë fotot e publikuara nga kryeministri Rama në Facebook, janë marrë nga Adobe Stock dhe e një projekti në Irak, e prezantuar në vitin 2020.1 / 2Foto e marrë nga StockAdobe

“Porti i Ri i Durrësit. Drejt ndërtimit të Portit të Ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano. Tre muaj pas çeljes së garës për detajimin inxhinierik të projektit, interesi ndërkombëtar mbresëlënës konfirmon Shqipërinë si një nyje logjistike dhe detare me potencial të jashtëzakonshëm. Nga 14 kompani pjesëmarrëse, u përzgjodhën 5 finalistë, lider në projektimin e porteve në Europë dhe më gjerë. Pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në 2022,”- shkruan Rama.

Statusi i Ramës

Dosja.al raportoi në mars të këtij viti se kryeministri Rama ka prezantuar projektin 3D të hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës duke bërë një montazh të dy videove të ndryshme, që gjenden në youtube dhe i përkisnin një projekti të një metroje në Doha të Katarit, publikuar në vitin 2016.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!