Home Aktualitet Genc Pollo për Kuvendin Kombëtar të PD-së: Ja çfarë thotë statuti

Genc Pollo për Kuvendin Kombëtar të PD-së: Ja çfarë thotë statuti

nga Editor

Genc Pollo, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka sqaruar rastet kur mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-deputeti dhe ish-ministri demokrat shkruan:

Statuti i Partise Demokratike

Neni 43

Kuvendi Kombëtar i Partisë

  1. Kuvendi Kombëtar mblidhet si rregull çdo katër vjet.

 Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të PDSH-së ose 1/4 e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar.

  1. Kuvendi Kombëtar ka kompetencë për:

ç) shkarkimin e Kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar;

  1. Të drejtën për t’i bërë kërkesa dhe propozime Kuvendit Kombëtar, për çështje që janë në kompetencë të tij, përveç rasteve kur ky Statut përcakton ndryshe, e kanë Kryetari i Partisë, Këshilli Kombëtar, Kryesia e PDSH-së, ose jo më pak se pesëmbëdhjetë për qind e anëtarëve të Kuvendit me të drejtë vote, të shpërndarë në të paktën pesë Degë të PDSH-së.

Mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike është paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha pas vendimit të Lulzim Bashës, që e përjashtoi atë nga grupi parlamentar demokrat. Nga ana tjetër, kryetari i PD-së Basha është shprehur se Kuvend “për të diskutuar vendimet e qeverisë amerikane nuk do të ketë”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!