Home Aktualitet Gjyqi me Erion Veliajn/ Flet avokati i Lulzim Bashës: U shty seanca për arsye shëndetësore, e pranishme ishte dhe Prokurorja Speciale…

Gjyqi me Erion Veliajn/ Flet avokati i Lulzim Bashës: U shty seanca për arsye shëndetësore, e pranishme ishte dhe Prokurorja Speciale…

nga Editor

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe kreu i PD Lulzim Basha, do përballen në seancë gjyqësore në Gjykatën e Posaçme. Kjo, për shkak se kreu i PD akuzon Veliajn për disa deklarata që ky i fundit ka bërë gjatë fushatës zgjedhore të 25 Prillit.

Sipas Veliajt, gjatë kohës së pandemisë Lulzim Basha, ishte i vetmi që shtoi vilat në pronësi të tij.

Avokati i Bashës në një deklaratë për mediat pak më parë, ka bërë me dije se seanca e sotme, është shtyrë pasi avokatët e kryebashkiakut Veliaj, nuk ndodhen në Shqipëri; një prej tyre është i sëmurë dhe tjetri jashtë vendit.

“I akuzuari (Erion Veliaj) ka marrë dijeni për procesin, avokatët kanë dorëzuar kërkesë dhe pretendojnë se janë sëmurë. Njëri ndodhet jashtë Shqipërisë. Veliaj ka marrë dijeni dhe nuk ka pranuar të jetë në seancë.

Tashmë procesi ka kaluar në gjyq dhe ka qenë e pranishme dhe prokurorja e posacme Manjola Kajana. Avokatët kërkuan shtyrjen e seancës.

Në kërkuam shpalljen fajtor të zotit Veliaj, për disa deklarime që ai ka bërë. Kur nuk ka ardhur në seancë, nuk ka dhënë arsye por nuk ka preferuar të jetë. Seanca e radhës do të jetë në datë 11 Tetor në orën 13.00″, u shpreh avokati i Lulzim Bashës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!