Home Aktualitet Rrëmbehet “Mbreti i Instagramit”, policia reagon për Kozak-un e famshëm

Rrëmbehet “Mbreti i Instagramit”, policia reagon për Kozak-un e famshëm

nga Editor

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me rrëmbimin e një personazhi të njohur të Instagramit. Bëhet fjalë për Kozak Braçin, i cili njihet edhe si “Mbreti i Instagramit”.

Më herët, familjarë të tij njoftuan policinë për rrëmbimin e të riut, i cili ditët e fundit ka qenë në një konflikt të hapur me sharje, kërcënime dhe fyerje me një tjetër personazh të njohur të Instagramit, Fabio Dushkun.

Në lidhje me ngjarjen, disa të rinj publikuan në TikTok pamje nga rrëmbimi i Kozak duke e sharë atë brenda një makine. Ai është futur me forcë në makinën e tyre, sapo ka zbritur nga një taksi. Ndërkohë, pas dy orësh kërkime, policia e ka gjetur reperin dhe e ka çuar në spital për kontroll mjekësor, si dhe ka identifikuar dy prej personave, që e kanë marrë në mjet.

Rreth dy javë më parë, Kozak Braçi denoncoi në polici për një shpërthim me lëndë plasëse, që sipas tij, ishte vënë në pallatin ku ai banon në Tiranë, duke e cilësuar këtë si një kërcënim ndaj tij. Por, pas veprimeve hetimore rezultoi se nuk bëhej fjalë për shpërthim, por kishte qenë një kapsolle me lëndë piroteknike, e konfirmuar kjo edhe nga eksperti anti-eksploziv, dhe nuk kishte shkaktuar asnjë dëm material. Sipas policisë, Kozak është marrë në komisariat dhe po pyetet në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Sqarim i Policisë së Tiranës.

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për rrembimin e shtetasit K. B, ju bëjmë me dije se:

Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!