Home Aktualitet Pas miratimit të Planit Kombëtar për Integrimin Europian 2017 – 2020, objektivi kryesor i qeverisë shqiptare vazhdon të mbetet përshpejtimi i integrimit të sistemit të transportit, si një parakusht për zhvillimin e sektorëve të tjerë të ekonomisë.

Pas miratimit të Planit Kombëtar për Integrimin Europian 2017 – 2020, objektivi kryesor i qeverisë shqiptare vazhdon të mbetet përshpejtimi i integrimit të sistemit të transportit, si një parakusht për zhvillimin e sektorëve të tjerë të ekonomisë.

nga Editor

Nga Denis Hidri
Transporti Rrugor


Qëllimi i Qeverisë shqiptare është integrimi i sistemit rrugor në
rrjetet ballkanike dhe në sistemin Paneuropian të Transportit. Ob-
jektivi afatshkurtër do të jetë sigurimi i zbatimit të marrëveshjes
ndërkufitare me Malin e Zi, si pjesë e projektit të autostradës
Adriatiko-Joniane, ndërsa ai afatmesëm lidhet me rritjen e efika-
sitetit të marrëveshjeve të tjera ndërkufitare.
Ndër projektet më prioritare të Qeverisë Shqiptare do të jenë:
rrjeti qendror TEN-T Core; korridori Adriatiko – Jonian; akset
Fushë-Krujë – Shkodër (zgjerim); Thumanë-Kashar/Vorë; dhe
by-pass -et Tepelenë, Lezhë dhe Tiranë; ROUTE 7: ndërtimi dhe
dublimi i aksit Milot – Rrëshen; rrjeti kombëtar: përfundimi i by-
pass -it të Fierit dhe atij të Vlorës; ndërtimi i Rrugës së Arbërit.
Qeveria do të ndjekë një sërë praktikash efektive si stimuj finan-
ciarë për automjete më të pastra dhe më të efektshme; nxitjen e
transportit ekologjik ndaj mjedisit; sistem inteligjent për transpor-
tin; rrethrrotullime dhe krijimi i by-pass -ve në rrugë kombëtare si
dhe në zona rurale.
Transporti Hekurudhor
Objektivat e Qeverisë shqiptare për transportin hekurudhor janë:
• Përgatitja e një masterplan-i mbi investimet e mundshme
duke ngritur një sistem të transportit të shpejtë hekurud-
hor për udhëtarë, për zonat turistike dhe me përqendrim të
lartë urban (modeli i linjës së shpejtësisë së lartë Tiranë-Ri-
nas-Durrës).
• Projekt mbi lidhjen e linjës mes Shqipërisë, Kosovës dhe
Maqedonisë, duke e futur rrjetin hekurudhor në kontekstin
e një rrjeti rajonal të transportit hekurudhor, gjë e cila do të
ndikonte në transformimin e Porteve të Durrësit, Shëngjinit
dhe Vlorës si porte referencuese rajonale. Qeveria do të ketë
përparësi zhvillimin e trekëndëshit tranzit Hani i Hotit –
Durrës – Maqedoni e anasjelltas, gjë e cila do të rrisë ndjeshëm
volumet e transportit me vendet fqinj.
• Zhvillimin e një kuadri ligjor gjithëpërfshirës për transportin
hekurudhor, përfshirë një kod të ri hekurudhor, i cili do të
zhvillojë një treg të hapur për operacionet dhe ndërveprimet
me standarde teknike për shpejtësi të mëdha;
Transporti Detar
Vendi përfiton nga një linjë bregdetare prej 440 km dhe ndodhet
në një pozicion strategjik në detet Adriatik dhe Jon. Shqipëria do
të veprojë si një qendër tranziti për vendet fqinje pa dalje në det si
Maqedonia dhe Kosova.
Zhvillimi i porteve detare do të konsistojë në:
• specializimin dhe zhvillimin e harmonizuar të tyre, duke
rehabilituar dhe ristrukturuar infrastrukturën portuale;
• ofrimin e shërbimeve tregtare nga /ose në bashkëpunim me
sektorin privat – Niveli i menaxhimit të porteve detare, por
edhe grupe të tjera të interesit do të orientohen më shumë
në përmirësimin dhe në zgjerimin e numrit të shërbimeve që
ofrohen në këto porte.
Qeveria shqiptare do të marrë të gjitha masat që t’i kushtojë
vëmendjen e duhur mbrojtjes së mjedisit në hapësirën ujore
nëpërmjet:
• kontrollit dhe monitorimit të vazhdueshëm të parametrave të
ujit të detit;
• reduktimit të sasisë së mbetjeve të ngurta dhe vajore dhe
trajtimi i tyre sipas normave të caktuara europiane.
• hartimit të planeve të emergjencës dhe procedurave operative
për përballimin e incidenteve apo situatave të mundshme të
emergjencës mjedisore;
• krijimit të strukturave të nevojshme dhe kompletimi i tyre
me personelin e përshtatshëm për kryerjen e detyrave të më-
sipërme.
Transporti Ajror
Në përputhje me Planin Kombëtar për Integrimin Europian, lid-
hur me fushën e transportit ajror, objektivat kryesore të Qeverisë
për vitet e ardhshme janë:
• ndërtim infastrukturor aeroportual në jug të vendit
• përfshirja e shpejtë e Shqipërisë me të drejta të plota në
Zonën e Përbashkët Europiane të Aviacionit, si dhe në Inicia-
tivën Europiane “Qielli i Vetëm Europian” (Single European
Sky), nëpërmjet përafrimit të legjislacionit të përcaktuar në
Marrëveshjen Shumëpalëshe të ZPAE-së;
• forcimi i kapaciteteve administrative dhe rritja e perfor-
mancës së Autoritetit të Aviacionit Civil, me qëllim ushtrimin e
plotë të funksioneve mbikëqyrëse në përputhje me standardet
përkatëse.
Infrastruktura ujore
Për ne është domosdoshmëri ndjekja e një qasjeje sektoriale për
ujin nëpërmjet ndërtimit të një sistemi të integruar qeverisjeje dhe
menaxhimi. Për jetësimin e kësaj qasjeje, mbështetur në parimet
e gjithëpërfshirjes dhe transparencës, do të hartohet dhe zbatohet
një Program Kombëtar Sektorial afatgjatë (2018 – 2030), në të
cilin do të synohet të harmonizohen veprimet dhe nismat që do të
ndërmerren nga qeverisja qendrore dhe qeverisja vendore (tashmë
në kuadër të decentralizimit të shumë funksioneve), sikurse dhe
me të gjithë aktorët të tjerë, duke përfshirë partnerët zhvillimorë,
shoqërinë civle, sipërmarrjen private, etj.
Në këtë mandat do të përmbushim nevojat e përdoruesve të ujit.
Kjo do të realizohët përmes:
• shtrirjes së shërbimit të furnizimit me ujë, që do të arrijë në
nivel kombëtar në masën 75 %.
• shtrirjes së rrjeteve të kanalizimeve për largimin e ujërave të
ndotur urbanë, që do të arrijë në nivel kombëtar në masën 48
%.
• mbulimit të sipërfaqeve të tokave bujqësore me infrastruk-
turë ujitjeje e kullimi, që do të rritet me 40’000 ha për ujitjen
dhe 70’000 ha për kullimin
• Plotësimi i nevojave të industrisë me ujë, me synim garan-
timin e ujit në sasinë dhe cilësinë e nevojshme do të jetë 100
%.
Krijimi i Këshillit Kombëtar të Ujit dhe i Sekretariatit Teknik të
Ujit, si edhe i gjithë kuadri ligjor dhe institucional i ndërtuar me
sukses në mandatin e parë, do të sigurojë ndërveprimin efikas dhe
funksional në kontekstin e një qasjeje sektoriale të integruar, duke
synuar një ndarje të qartë të roleve dhe përgjegjësive në çdo nivel
të qeverisjes.
Rritja e performancës së shoqërive lokale do të fillojë së pari
nëpërmjet një aksioni kombëtar për pastrimin e rrjetit nga lidhjet
e paligjshme; për pajisjen e subjekteve të të gjitha kategorive
(familjare, biznese dhe buxhetore) me matës; për mbledhjen apo
trajtimin në vazhdimësi të detyrimeve të prapambetura; për rritjen
e arkëtimeve në nivele jo më pak se normat e lejuara europiane
dhe zvogëlimin e humbjeve në rrjet jo më shumë se 20%.

Pasi u arrit shumë më shumë sa që ishte programi qeverisës i vitit 2017, edhe pse ‘lotët’ e Unazës së madhe ishin me vlera tenderimi akoma të padëgjuara deri në ditët e sotme, mënyra e marrjes apo fitimit të tendereva, personat juridik apo subjekteve juridike fituese, u hap një hetim.
Aq sa personi drejtues i atij institucioni ishte vartës i eprorit të tij në qarkun politik, sa që edhe sot edhe ai ndërroi qarkun politik si eprori i tij.

Mikun mbaje afër, armikun edhe më afër.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!