Home Aktualitet SPAK mbyll hetimet për tenderin e uniformave, mjaftohet me zyrtarët e dorës së dytë

SPAK mbyll hetimet për tenderin e uniformave, mjaftohet me zyrtarët e dorës së dytë

nga Editor

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për abuzimin me tendarat e uniformave të Policisë së Shtetit. Pas mbylljes së hetimeve SPAK i ka komunikuar 9 ish zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, ndaj të cilëve është ngritur akuza e “shkeljes së barazisë në tendera”. Tashmë pritet që dosja ti kalojë gjykatës e cila do të vendosë nëse do e pranojë apo jo kërkesën e SPAK, për ta kaluar çështjen në gjykim.

Për abuzimin me tenderin e uniformave akuza e shkeljes së barazisë së tendera i është komunikuar shtetasve Edlira Naqellari, ish drejtoresh e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, si dhe anëtarëvë të njësisë së prokurimit: Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani, Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, FatmirDemneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingajt.

Sipas SPAK këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë abuzuar me dhënien e tenderit të uniformave të policisë, tender i cili kap vlerën e 28 miliard lekëve. Referuar dosjes hetimore, gjatë hetimeve për këtë tender SPAK ka konstatuar shkelje të rregullave ta prokurimit publik, bërë nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit të cilët në bashkëpunim me njqri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, dhe si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

Sipas dosjes nga hetimet e SPAK ka rezultuar se, shkelja e parë e kryer nga zyrtaret e ministrisë së Brendshme është mënyra e ndjekur mbi procedurat e tenderit. Po kështu tq arrestuarit, kanë bashkuar tre objekte të tenderimit në një të vetëm, duke favorizuar kështu mundësinë që një kompani të kualifikohej nëse kryente shërbime për të paktën tre zëra. Sipas prokurorisë, zyrtarët e ministrisë kanë ndqrhyrë edhe në zërat e tenderit në mënyrë që të përshtateshin me ofertën e kompanisë që e ka fituar tenderin.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!