Home Aktualitet Noka nuk i ndal akuzat ndaj Bashës: Ke çuar ujë tek burimi i Ramës. Përfaqëson minorancën tek PD-ja

Noka nuk i ndal akuzat ndaj Bashës: Ke çuar ujë tek burimi i Ramës. Përfaqëson minorancën tek PD-ja

nga Editor

Deputeti i PD, Flamur Noka ka dhënë një deklaratë për mediat sapo doli nga “Selia Blu”, ku siç ka ndodhur edhe herët e fundit, ka dalë haptazi kundër kryedemokratit Lulzim Basha.

Në fjalën e tij, Noka ka thënë se do të mblidhej kuvendi kombëtar i PD dhe nuk kishte asnjë forcë që mund ta ndalonte këtë gjë. Më tej ai tha se Kuvendi nuk mblidhej për diskutimin e vendimit të SHBA, por kundër Lulzim Bashës i cili sipas tij tashmë ai ishte në minorancë dhe nuk përfaqësonte më vullnetin e demokratëve.

Deputeti i partisë Demokratike, Flamur Noka

I bëra me dije që duhet të kontrollojë artikulimin e tij sepse nuk mundet që lideri i opozitës të kapet pas të ashtuquajturës si “proamerikanizëm” dhe të sulmojë bazën. Kuvendi Kombëtar do mblidhet por jo për të shqyrtuar vendimet e SHBA, por do të mblidhet kundër Lulzim Bashës, kundër kryetarit të PD i cili tashmë është minorancë ilegjitim dhe nuk përfaqëson vullnetin tonë. Gjithcka është në proces dhe asgjë nuk mund të ndalojë vullnetin e anëtarëve të PD.

Nga informacionet që kemi, ka disa ditë që ka filluar takime me drejtues të degëve duke u u shtruar shantazh që të sabotohen takimet e Berishës. Kjo është e turpshme dhe e neveritshme.

Unë kam 30 vite në këtë parti, kam ardhur që fëmijë. Po të ishte për mua do isha mjek, por jam angazhuar për të ardhmen e këtij vendi. Ajo që më dhemb më shumë se cdo gjë tjetër është fati i PD dhe i demokracisë në Shqipëri sepse Basha me atë vendim përcau PD. I vetmi njeri që është sot i gëzuar nga ky vendim është Edi Rama, ka cuar ujë vetëm tek burimi i tij. Çdokush që i ka dalë në krah Bashës ju e keni parë si kanë dalë të zbehur të tronditur sepse asnjë nuk ka qenë pro atij vendimi.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!