Home Aktualitet “TEPËR SEKRET”/ Gazetarja tregon detaje nga skandali në SHÇBA: Oficeri i shpallur në kërkim ndërkombëtar kishte në dorë dokumente sekrete, hynte e dilte sipas qejfit

“TEPËR SEKRET”/ Gazetarja tregon detaje nga skandali në SHÇBA: Oficeri i shpallur në kërkim ndërkombëtar kishte në dorë dokumente sekrete, hynte e dilte sipas qejfit

nga Editor

Pak ditë më parë në media u bë publik lajmi se një oficer i SHÇBA ishte përjashtuar nga radhët e policisë, pas informacioneve të marrë nga Gjermania, se ky shtetas kishte qenë nën hetim për trafik droge.

Por gazetarja Anila Hoxha jep detaje edhe më të rëndë rreth këtij skandali, ku sipas saj shetasi me iniciale S.M, identitet i ndryshuar, ka qenë i shpallur në kërkim ndëkombëtar nga Interpol që në vitin 2005, dhe më pas ngjiti shkallët e karrierës në policinë shqiptare.

Hoxha shkruan se personi i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë ka qenë i pajisur me certifikatë sigurie, që i jepte atij akses në dokumente të një rëndësie të veçantë që cilësohen dhe si sekrete.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Nje shtetas i proceduar per trafikim narkotikesh dhe i shpallur ne kerkim nderkombetar prej  3 qershorit 2005 nga Interpol Ëiesbaden /Gjermani hyri fare  lehtesisht  ne Policine shqiptare, ne drejtorine e hetim kerkimit te policise ne vitin 2012. Megjithe ngarkesen penale te shtetasit F.I qe  ndryshoi emrin ne S.M, ne ate kohe dhe ne vazhdim per te spati pengesa madje te siguronte  edhe certifikaten e sigurise personale  CPS e nivelit ” teper sekret” me afat nga 2016 deri ne tetor 2021.

 Ne kete karriere, me deshiren e tij trafikanti dha doreheqjen vetem per nje vit nga angazhimi policesk pergjate 2013 deri ne 2014. Me tej ai u  rimor ne sherbim ne vitin 2014 .

Teorikisht ky ” polic” duhet te hetonte trafikantet e te gjitha natyrave, apo policet shkeles te ligjit. Praktikisht  se fundmi kur edhe riaplikoi per dokumentin top sekret , ai ishte i angazhuar si hetues i sherbimeve policore Berat- Skrapar deri diten kur SHCBA hapi letrat per tu bindur se ky punonjes ishte individi i gabuar per tu pajisur me certifikaten e sigurise dhe qe nuk dihet se si gjithe ato struktura policore dhe metoda speciale te hetimit nuk e kishin zbuluar dot.

Ne vazhdim, ne nje komunikim strikt me gjermanet,  SHCBA heton dhe zbulon se gjurmet daktiloskipike i perkasin nje trafikanti. Shkemben informacion urgjent me strukturat gjermane dhe EUREKA ,  nxjerr te verteten e hidhur per  Policine e Shtetit, e cila ka ngritur njeqind struktura per kapjen e te kerkuarve,  por sakaq eshte komplet ne gjume

Policia e Shtetit  zgjohet  gjashte vjet me vonese dhe zbulon se  ndaj ketij shtetasi ka nje urdher arresti nderkombetar. Paaftesi absolute e ketyre strukturave  per ndjekjen dhe identifikimin e personave te shpallur nderkombetarisht, ku jeton shtetasi, kush eshte shtetasi qe kerkohet, cfare adrese ka? Zero informacion !

Shmangie  e partnereve, te cilet nga ana e tyre ju kane besuar aparatura te teknologjise se fundit pikerisht per hetimin e trafikanteve dhe te anetareve te grupeve kriminale qe i kane kthyer disa nga qytetet me te medha ne oaz te strehimit dhe te fshehjes nga drejtesia.

Disa nga raportet e fundit te SHCBA tregojne se si oficere te policise ne menyre te pamerituar , ndonese nen hetim per narkotrafik dhe lirim te kerkuarish ne shkelje te ligjit u promovuan. Teksa te tjere jane nen hetim referuar denoncimeve te qytetareve  jo vetem per marrje rryshfeti,  por edhe per ngacmim seksual ndaj nje qytetareje qe u paraqit ne komisariat te kerkonte ndihme nga ish bashkeshorti dhe perfundoi e ngacmuar !!!

Te fokusuar vetem tek baza, police 5 mije lekeshesh,  asnje prokurori  nuk i mori seriozisht kallzimet ndaj 98 zyrtareve thene ndryshe punonjes polciie  të nivelit të parë drejtues, denonuar gjate vitit  2020. Denoncime qe nisin nga  shperdorimi i detyres, veprime arbitrare deri tek mos veprimi apo droga.

Kjo e fundit jo vetem e favorizuar ne disa raste nga shefa qe nuk dalin para drejtesise , por sic u dyshua mbas vrasjes se  Klodian Rasha , me  shume mundesi disa nder ta jane kthyer ne perdorues kokaine dhe hashashi. 

Nje deshmitar i pyetur prej meje ne Dokumentarin EXCLUSIVE per shperndarjen e droges , pohoi me plot gojen se zyrtare policie dalin garant ose veprojne ashtu si ne filmat aksion. Duke nderhyre duke u paguar, duke u kthyer ne milionere te paprekshem qe diten per diell me plot hipokrizi prezantohen si Police, por kane kohe qe vetem POLICE nuk jane me.

Megjithate ATA jane  shefi dhe kane disa diagnoza , me e renda percudnimi qe shkakton tek disa  karrigia…

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!