Home Aktualitet Mbledhjet e komisioneve online, Alibeaj: Vjet ishin njëri në plazh e tjetri me gotën e rakisë, deputetët të vaksinohen dhe të vijnë fizikisht, publikut i duhet transparenca

Mbledhjet e komisioneve online, Alibeaj: Vjet ishin njëri në plazh e tjetri me gotën e rakisë, deputetët të vaksinohen dhe të vijnë fizikisht, publikut i duhet transparenca

nga Editor

Enkelejd Alibeaj: Të gjithë e dinë shumë mirë se si janë zhvilluar mbledhjet në legjislaturën e kaluar. Njëri në kafe, tjetri në plazh, tjetri me gotën e rakisë dhe nuk e kishin fare idenë se çfarë po votonin. Ka pasur gjendje të jashtëzakonshme, por nuk është më. Baret sot i ke plot, fëmijët shkojnë në shkolla, Parlamenti ja ku jemi të gjithë. Pse u dashkan bërë online ato, për t’ja fshehur publikut? Pse të mos japim një sinjal që për fëmijët në shkolla, ata në koncerte nuk pasak problem për pandeminë, por ne në komisionet parlamentare të mbrohemi. Kjo është për procedurën e parlamentit të vendimeve të shqiptarëve. Të vaksinohen ose të paraqesin gjithmonë rezultatet e testit dhe kështu mbrojmë jetën e deputetëve dhe i garantojmë publikut të vërtetën. Mjafton  të shihni vetëm letrat e vitit të shkuar. Gjysma thonë ‘nuk kuptohen’; ‘nuk dëgjohet’.

Vijon…

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!