Home Aktualitet “Po asgjesoni parlamentarizmin”, plas sherri në Kuvend, mazhoranca i tregon forcën e kartonave opozitës

“Po asgjesoni parlamentarizmin”, plas sherri në Kuvend, mazhoranca i tregon forcën e kartonave opozitës

nga Editor

Partia Demokratike ka kundërshtuar vendimin e Konferencës së Kryetarëve, që mbledhjet e Komisioneve Parlamentare të bëhen online.

Rushaj:

Meqenëse diskutuam për përbërjen e Komisioneve, dua të sjell në vëmendje se në Konferencë e Kryetarëve u mor një vendim antikushtetues, u mor një vendim i pavlefshëm, që kufizon që puna e komisioneve të bëhet online. Rregullorja është e qartë se kur janë rastet që Komisionet Parlamentare mund të zhvillojnë mbledhjet online, në bazë të nenit 170 të Kushtetutës, të gjitha këto gjendje të masave të jashtëzakonshme shpallen në një mënyrë të caktuar. Ne sot nuk jemi në asnjë nga gjendjet e përmendura për punë të kufizuar të Komisioneve Parlamentare. E vetmja gjë se pse bëhet diçka e tillë është për të asgjesuar parlamentarizmin. Nëse ju jeni komod për shkeljen e Kushtetutës, ne nuk e pranojmë, ai vendim i paligjshëm duhet të hidhet poshtë dhe të vijojmë në bazë të rregullores dhe Kushtetutës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!