Home Politike LAJM I FUNDIT/ Dështimi me negociatat, Rama dhe Cakaj konferencë urgjente, do të ndjekin Zaev për dorëheqjen?!

LAJM I FUNDIT/ Dështimi me negociatat, Rama dhe Cakaj konferencë urgjente, do të ndjekin Zaev për dorëheqjen?!

nga Editor

Pas lajmit se kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dha dorëheqjen pas dështimit me negociatat, zyra e shtypit të kryeministrit Edi Rama ka njoftuar një koferencë urgjente në orën 17:00.

Bashkë me Ramën në konferencën me gazetarët do të jetë dhe ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

I pyetur dje në një emision televiziv nëse do të jepte dorëheqjen pas dështimit me negociatat, Rama e mohoi një mundësi të tillë, po nuk përjashtohet ndonjë surprizë e minutave të fundit.

Njoftimi i kryeministrisë:

Ne oren 17.00 ne Kryeministri – konference per shtyp me gazetaret e Kryeministrit Rama dhe ministrit ne detyre per Europen dhe Punet e Jashtme, Cakaj.

Me kamerat dhe direktet tuaja.

Lajmi për dorëheqjen e kryeministrit të Maqedonisë Zaev u dha nga mediat italiane, ndërsa presidenti Pendarovski ka thërritur partitë politike ditën e diel.

Ishte Franca shteti që këmbënguli deri në fund për moscceljen e negociatave me të dy vendet, veccanërisht me Shqipërinë, që sipas Macron përbën një problem të madh me çështjen e azilkërkuesve.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!